Korçarja e martuar me një palestinez që jeton në Gaza: Humbëm djalin. Duam të mbarojë l*fta

Abdallah Jaber jetoi mbi 30 vite në Shqipëri, dhe sot ndodhet në Gaza. Jeta aty është në mes të luftës, dhe jeton së bashku me gruan e tij korçare Albina Sadikajn. Lufta iu mori Ibrahimin e vogël, një nga tre djemtë e tyre. Ndërsa djali tjetër, Ahmedi, që po jeton në Shqipëri është ndarë për së gjalli nga prindërit.

”Nuk kam zemër të flas për Ibrahimin. Ishte një djalë i shkëlqyer. Shumë njerëz më pyesin Abdullah pse qëndron aty në këto kohë të vështira? Unë i thashë Albinës dhe kalamajve ikni se nuk mund ta lë mamin këtu vetëm. Dhe përgjigja normale e një shqiptari ‘asnjëherë nuk të lë vetëm”. Dhe shyqyr zotit kemi bashkë e të bashkohemi në xhenet dhe me Ibrahimin”, shprehet Abdallah Jaber.

Shtëpia e tyre është bombarduar dy herë dhe qëndrimi i përkohshëm në tendë nuk është i sigurt. Sulmet nuk janë shqetësimi i vetëm, mbi të gjitha ushqimi, barnat apo kujdesi mjekësor është thuajse i pamundur. ”Thonë që u hap kufiri, po vërtetë e kanë hapur kufirin por për filma jo për ndihma. Ata regjistrojnë hyrjen e mauneve por ushqimet i hedhin në vijën e kuqe ku nuk lejojnë njerëz të kalojnë dot për t’i marr, po vazhdojnë fëmijët tanë të vdesin nga mungesa e ushqimit”,-thotë për TCH.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nën kërcënimin e përditshëm të predhave, familja palestinezo shqiptare nuk humb besimin dhe ka një lutje. ”Duam të mbaroj lufta”, bën thirrje Jaber.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?