Korçë, 56 apartamente sociale për strehim

Bashkia e Korçës ka vendosur në dispozicion 56 apartamente sociale për aplikantët që kërkojnë strehim. Në Korçë, ka përfunduar ndërtimi i pallatit me 56 apartamente në lagjen nr.10, zona e ish-Repartit Ushtarak. Bashkia njofton se tashmë aplikantët e interesuar, mund të marrin informacion pranë zyrës së strehimit, për të bërë aplikimin e fazës së dytë.

Enti Kombëtar i Banesave ka investuar në bashkinë e Korçës në 74 apartamente sociale, të ndara në dy godina, njëra me 18 dhe tjetra me 56 apartamente. Ndërtimi i dy objekteve të banimit me kosto të ulët dhe eficiencë energjie, ishte një nismë e ndërmarrë në bashkëpunim me PNUD për financimin e një projekti pilot dhe organizimin e një konkursi projektimi.

Qëllimi i këtij lloj konstruksioni është përmirësimi i performancës energjetike të banesave që ndikon në përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve; në reduktimin e harxhimit të energjisë për ngrohje e ftohje; një jetëgjatësi më të madhe të ndërtesës; në kosto më të ulët të mirëmbajtjeje; në reduktimin e emetimeve të gazit karbonik (CO2).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?