Korçë, banorët: Çmimi i druve, i papërballueshëm

Edhe pse nuk kanë nisur ende reshjet e borës apo ngricat, qyteti i Korçës po përgatitet për të përballuar stinën e ftohtë, e cila në këto anë është e ashpër. Gjëja kryesore që bëjnë korçarët është sigurimi i druve të zjarrit, me anë të të cilave sigurojnë ngrohjen thuajse që të gjithë banorët e qytetit juglindor.

Banorët shprehen së çmimi i druve të zjarrit po rritet nga viti në vit dhe po bëhet i papërballueshëm, në mënyrë të veçantë nga pensionistët dhe shtresat në nevojë. Shtresat në nevojë kanë edhe një apel për bashkinë, e cila sipas tyre nuk duhet të lejojë privatët të rrisin si te duan çmimin e druve të zjarrit.

Policia dhe autoritetet lokale të Drejtorisë për Mbrojtjen e Pyjeve, në 6 muajt e fundit kanë proceduar 30 persona për prerje të paligjshme të pyjeve duke sekuestruar dhjetëra metra kub lëndë drusore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?