Korçë/Bora dhe ngrica, akset rrugore ku kalohet vetëm me zinxhirë

Shërbimet e Policisë Rrugore në Korçë, janë në gadishmëri për të monitoruar situatën si pasojë e reshjeve të borës në këtë qark. Në rrugët urbane dhe interurbane, punonjësit e policisë janë prezent për të menaxhuar dhe orientuar lëvizjen e automjeteve dhe për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.

Disa nga akset rrugore të cilat janë të kalueshme me zinxhirë janë Maliq-Moglicë; Boboshticë-Dardhë; Voskopojë-Lekas; Vithkuq-Shtyllë dhe Mokër, Pogradec. Akset e tjera rrugore, janë të kalueshme dhe nuk paraqesin probleme.

Policia apelon drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën horizontale dhe vertikale, në raste emergjence të telefonojnë në numrin 129 të Policisë dhe shërbimet do të vijnë menjëherë në ndihmën tuaj.

SHKARKO APP