Korçë dhe Elbasan, vaksinohen mbi 70% e stafit pedagogjik
Vaksinimi i mësuesve të arsimit parauniversitar në qarqet e Korçës dhe Elbasanit, duket një mision i përmbushur.
Mbi 70 për qind e stafeve pedagogjike në këto qarqe janë tashmë të vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa pjesa tjetër vijon procesin e vaksinimit ose janë në periudhën pas kalimit të infeksionit Covid-19.
Edhe në Elbasan, përqindja e mësuesve të vaksinuar me të dyja dozat është në shifra të larta.
Deri më tani, nuk ka asnjë udhëzim shtrëngues për kryerjen e vaksinës për mësuesit e sistemit parauniversitar, por ka vetëm udhëzime orientuese për një proces mësimor në klasa dhe sa më të sigurt për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.