Korçë dhe Lezhë – Operacione antidrogë, sekuestrohen 23.7 kg drogë, 5 të arrestuar
Dy aksione policore janë finalizuar me arrestimin e pesë personave, tre në Korçë e dy në Lezhë. Në Korçë, blutë kapën pranë një pike karburanti 8.7 kg kanabis dhe 6 granata, ndërsa në Lezhë, dy persona janë prangosur pasi gjatë kontrollit të mjetit ku u kapën 15 kilogramë marijuanë.
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Korçës pasi janë kapur me një sasi prej 8.7 kg kanabis si dhe me 6 granata. Gjatë operacionit policor antidrogë të koduar “Itinerari” u arrestua pronari i pikës së karburantit ku janë gjetur droga dhe granatat, Petro Kapurani, së bashku me të vëllanë Andrea Kapurani. Që të dy akuzohen për moskallzim krimi. Në pranga ra dhe Asllan Spahillari, me banim në Korçë, ashtu sikundër dy të arrestuarit e tjerë.
Droga u gjet në pako gjatë kontrollit në një ambient të përshtatur për depozitë uji. Policia bën me dije se vijojnë procedurat e mëtejshme për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave të këtyre personave.
Ndërsa në Lezhë, policia ka finalizuar operacionin antidrogë ” Miloti ” gjatë të cilit janë sekuestruar 15 kg lëndë narkotike marijuanë dhe janë arrestuar në flagrancë dy shtetas. Policia ka vënë në pranga shtetasit Alfred Lleshaj, 29 vjeç, banues në fshatin Gallatë – Kurbin dhe Shkelzen Lleshaj, 38 vjeç, po banues në këtë fshat.
Këta shtetas, në vendin e quajtur Ferr Shkopet, në Milot, janë kapur në flagrancë, ku në bagazhin e mjetit të tyre tip Benz , iu gjetën dhe sekuestruan 15 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë. Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua edhe mjeti i tyre, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë.
Foto: Droga e sekuestruar në Lezhë
Foto: Makina e sekuestruar në Lezhë
Foto: Droga e sekuestruar në Lezhë
Foto: Droga e sekuestruar në Lezhë
/Oranews

