Korçë, gjendet pa shenja jete një i moshuar në rrugë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një i moshuar është gjetur pa shenja jete në rrugë. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka humbur jetën teksa po lëvizte në lagjen nr. 13 të qytetit.

Burime bëjnë me dije se identiteti i viktimës ende nuk është konfirmuar. Nga verifikimet e para në vendngjarje nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të dukshme në trup, ndërsa paraprakisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për të sqaruar plotësisht rrethanat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupi i pajetë është dërguar në morg, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?