Korçë, grabitet kasaforta e fabrikës, roja: Nuk i pashë grabitësit

Persona të pa identifikuar kanë grabitur natën e shkuar një fabrikë të prodhimit të bojërave në fshatin Dishnicë të Korçës, duke vjedhur një kasafortë me një shumë të konsiderueshme parash.

Policia bën me dije se fabrika ruhej me roje private, i cili ka deklaruar se nuk kishte parë njeri , pasi vjedhjen e ka konstatuar rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Fabrika është në pronësi të një 47 vjeçari me iniciale A.M, banues në Korçë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News -  Korçë, grabitet kasaforta e fabrikës, roja: Nuk i pashë grabitësit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?