Korçë, ishin duke shkëmbyer kokainë, prangoset 32-vjeçari dhe procedohet 40-vjeçari

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza të vogla në qytetin e Korçës.

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike dhe procedohet penalisht blerësi, i cili kur konstatoi shërbimet e policisë, nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar.

Po ashtu, policia mund të sekuestronte 23 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë.

“Policia Korçë kapi dhe arrestoi në flagrancë i shtetasit S. Ç., 32 vjeç (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”) dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 40 vjeç, banues në Korçë.  Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në lagjen nr. 17, Korçë, një shtetas shpërndante lëndë narkotike të forta, janë organizuar shërbimet dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e shtetasit S. Ç. Ky shtetas, në banesën e tij, i kishte shitur shtetasit O. K., disa doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, i cili sapo ka konstatuar ndërhyrjen e shërbimeve të policisë ka tentuar të largohet me vrap, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por më pas u neutralizua.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

SHKARKO APP