Korçë/Mësuesi grek me Covid-19, ISHP: Po kryejmë hetimin epidemiologjik

Stafi drejtues i një shkolle private në Korçë ka njoftuar se një mësues i jashtëm në këtë shkollë, me shtetësi greke, ka rezultuar në Greqi i infektuar me koronavirus. Shkolla në zbatim të urdhërit të Ministrisë së Arsimit, është mbyllur në datën 3 mars, ndërsa mësuesi rezultoi pozitiv në datën 13 mars në Greqi. Nga hetimi epidemiologjik rezultoi se kontakti i fundit i mësuesit me stafin e shkollës ka qenë në datën 9 mars. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe drejtori i Shëndetit Publik në Korçë, i cili apeloi për qetësi, pasi autoritetet kanë marrë masat e nevojshme për raste të tilla. Rasti e kërkon që personat që kanë patur kontakte me të infektuarin duhet të respektojnë afatin e izolimit dhe marrjen e masave mbrojtëse për personat që kanë përreth.

SHKARKO APP