Korçë, ndëshkohen 516 shoferë

Policia e Korçës ka shtuar patrullimet gjatë kësaj jave për të rritur sigurinë në rrugë. Të dhënat flasin për 820 automjete që janë kontrolluar. Rastet e shkeljeve kanë qenë të shumta e si pasojë janë ndëshkuar me masa administrative 516 shoferë.
Gjithashtu janë arrestuar 12 drejtues mjetesh për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjobat ndërkohë janë shoqëruar edhe me heqjen e 18 lejeve të drejtimit. Blutë e Korçës bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë, me qellim PR te rritur sigurinë rrugore, pasi fluksi i mjeteve është rritur për shkak të sezonit turistik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?