Korçë, ndryshimi i gjuhës së huaj ngre nxënësit në protestë

Prej dy ditësh nxënësit e dy shkollave 9-vjeçare në Korçë bojkotojnë mësimin.

Nxënësit e shkollave “Mësonjtorja e pare shqipe” dhe “Sevasti Qiriazi”, bashkë me prindërit e tyre kanë protestuar kundër vendimit për ndryshimin e gjuhës së huaj, pasi anglishtja u është zëvendësuar nga gjuha franceze.

Në fakt kanë qenë prindërit e fëmijëve që kanë kundërshtuar sepse nxënësit janë përgjithësisht të klasave të tretë dhe nuk kuptojnë rëndësinë e lëndës. “Ne duam anglisht, duam që kjo punë të zgjidhet. Gjuhë të parë duam anglishten dhe vetëm anglishten. Ne nuk pranojmë frëngjisht. Do t’i mbajmë në shtëpi fëmijët sa të zgjidhet ky problem,” – thotë një nga prindërit e nxënësve.

Janë më shumë se 50 fëmijë  të klasave të treta para fillimit të vitit të ri arsimor, ishin lajmëruar se do të mësonin gjuhën angleze,  duke blerë edhe librat. Por me nisjen e shkollës, zbatimi i një projekti për mësimin e gjuhës franceze ka sjellë ndryshim programi.

SHKARKO APP