Korçë, një 15-vjeçare bën për spital shokun më të rritur

Sherri mes adoleshentëve në Korçë përfundoi me plagosjen e një 17-vjeçari, por çudia është se u rrah nga një vajzë më e vogël në moshë.

Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të  lirë ndaj një 15-vjeçareje, me iniciale R.K, pasi dje në lagjen 1 të qytetit, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin A.N, 17 vjeç, banues në fshatin Mborje, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Korçë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet  i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor  Korçë, për  veprën   penale “Plagosja e lehtë me dashje”,- thanë blutë e qytetit rajonal.

SHKARKO APP