Korçë/ Studentët i bashkohen protestës kombëtare

Studentit e universitetit Fan Noli i janë bashkuar protestës kombëtare të studentëve. Studentët kanë bojkotuar mësimin duke u grumbulluar tek Korpusi Universitar. Një pjesë e studentëve janë nisur drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e orës 12:00.

Studentët e Korçës kërkojnë unifikimin e kartës së studentit në rang kombëtar, të paguhet periudha e stazhit, të rankohen programet e studimit si dhe që portali i transparencës të bëhet funksional.

Po ashtu pesha e votës së studentëve të rritet me 25 përqind si dhe përfaqësuesi i studentëve në Bordin e Administrimit të zgjidhet nga studentët jo nga Ministria. Mësohet se anëtarëve të këshillit studentor ju është bërë presion të mos marrin pjesë në protestë. U është bërë presion familjarëve të studentëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?