”Koronarovirusi”, urdhëri për të informuar mjekët si zbulohet

Pas shpalljes së emergjencës shëndetësore në Kinë, e cila u shpall një ditë më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar urdhër për institutin e Shëndetit Publik, ku i kërkon të merren masa parapërgatitore për tu mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri.

Shqipëria konsiderohet një vend me rrezikshmëri të ulët përsa i përket përhapjes së koronavirusit, ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute, në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit. Urdhëri specifikon që Instituti i Shëndetit të Publik të përgatisë përkufizimin e rastit, kur një pacient konsiderohet i prekur nga koronavirus në mënyrë që ta kenë të qartë të gjithë mjekët. Gjithashtu kërkohet edhe një udhëzues për menaxhimin e rasteve në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit. Nga ana tjetër në Aeroportin e Rinasit një ekip Inspektoriatit Shëndetësore Shtetëror nga aeroportet e tjera.

Në Aeroportin Nënë Tereza është gati edhe një ambient i posaçëm për të izoluar ndonjë rast të mundshëm apo të dyshuar. Por sipas ekspertëve, risku I depërtimit të virusit është I vogël, pasi ne nuk kemi linja ajrore direkte me Kinë dhe se udhëtarët që vijnë në vendin tonë skanohen më parë në aeroportet nga vijnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?