Koronavirusi/ 102,742 viktima dhe afro 1.7 milionë të infektuar në të gjithë botën
Numri i viktimave nga koronavirusi, vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën, më së shumti në SHBA, Spanjë, Francë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Këtë mëngjes autoritetet kanë konfirmuar se numri i të infektuarëve në mbarë botën i ka shkuar në afro 1 milion e 700 mijë, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 102,742.
Ndërkohë mbi 99 mijë vdekje janë regjistruar jashtë Kinës, vendit ku shpërtheu pandemia. SHBA dhe Franca janë vendet ku numri i viktimave po rritet me shpejtësi, pasi Italia dhe Spanja kanë shënuar disi rënie nga ditët e tyre më të zeza.
Në shtetin fqinj zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm. Numri i viktimave në Itali i ka kaluar 18,800.
Ndërkohë Spanja dhe SHBA janë vendet, të cilat po përballen edhe më keq me luftën kundër koronavirusit. SHBA ka numrin më të lartë të të infektuarëve në botë 502,876, dhe numëron afro 18,747 viktima. Ndërsa numri i viktimave në vendin iberik po ecën “në gjurmët” e Italisë ku deri më tani numërohen 16,081 të vdekur.
Kujtojmë se Covid-19 ka prekur 416 persona në Shqipëri, 23 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.