Koronavirusi i merr jetën 28-vjeçares, ishte shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’
Koronavirusi i ka marrë jetën një nëne në moshë të re nga Korça, vetëm 28-vjeçe, e cila ishte e shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Siç raporton News24, e reja ishte shtruar në spitalin Covid2, dhe pas përkeqësimit të situatës dy ditë më parë ajo ishte futur në intubim.
28-vjeçarja e cila ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme ishte nënë e 3 fëmijëve.
E reja nga fshati Vloçisht i Maliqit, kishte vetëm pak kohë që kishte sjellë në jetë një fëmijë.
Mjekët ditën e djeshme kishin qenë optimistit për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të gruas, por një komplikacion në zemër i mori asaj jetën.