Koronavirusi “infekton” karburantet, në Shqipëri çmimi bie me të paktën 10 lekë/litër
Koronavirusi ka vënë në panik mbarë botën e po ashtu ka tronditur bursat. çmimi i karburanteve thuajse është përgjysmuar duke u luhatur 26 deri në 29 dollarë për fuçi nga 60 dollarë që ishte një muaj më parë.
Në pamundësi për të përdorur makinat, pas pezullimit të qarkullimit për automjetet, qytetarët kanë zgjedhur jo vetëm shëtitjet në këmbë, por dhe përdorimit në masë të biçikletave.
Vetë ata shprehen se përdorimi i dyrrotakut i ka bërë të ndihen nostalgjikë për kohën e kaluar dhe mungesa e makinave i bën të jenë më të sigurt gjatë lëvizjes.
Prej gjashtë ditësh 10 qarqe janë në ndalim qarkullimi për automjetet. Ndërsa pezullimi i lëvizjeve është aplikuar edhe për këmbësorët pas orës 18:00.
Gjatë mbrëmjes të së martës janë gjobitur 10 këmbësorë që kanë vazhduar lëvizjen pas orarit të caktuar.