Koronavirusi, Malaj: Njerëzit duhet ta ndjejnë dorën e shtetit tani

Ish-ministri i Financave Arben Malaj në një lidhje me skype me studion e RTV Ora analizoi efektet e pandemisë së koronavirusit në ekonominë shqiptare.  “Qeveria duhet te mbeshtesë shëndetësinë qoftë duke rritur dhe deficitin buxhetor.” nenvizon Malaj gjate analizes me skype per gazetarin Xhoi Malesia duke shtuar se Njerëzit duhet ta ndjejnë dorën e shtetit tani se për atë paguajnë taksa dhe shpresojnë gjithmonë që në momente krizash të kenë praninë e shtetit dhe të mos ndjehen të braktisur”

Pjese e analizes se Arben Malajt

Përmasat që mund të marrë kjo pandemi dhe impaktet e saj në pjesën humane, sociale dhe të buxhetit është e vështirë të parashikohen pasi gjithçka do të kushtëzohen në dy parametra. Sa do të jetë numri i atyre që do të preken dhe kohëzgjatja.

Duhet të mësojmë çfarë shkoi mirë në Kinë dhe çfarë shkoi keq në Itali dhe cfarë duhet bërë në Shqipëri. 

Kjo situate do të jetë dhe një kosto e madhe psikologjike. Është një periudhë e mbingarkuar mendore e cila në njëkohë të dytë do të nxjerrë kostot e saj.

Problemi është kahu në të cilën shkon shqetësimi: Në opsionin që gjithcka do të bëhet e tmerrshme, apo në këndvështrimin ishalla kalon lehtë. E rëndësishme është ta shikojmë si sfidë dhe në këtë mënyrë ne ndihmojmë realisht që kjo sfidë të jetë më e lehtë për të gjithë.

Detyrat e qeverisë – Së pari Shëndetësia- Qeveria duhet të plotësojë me burimet financiare dhe gjetjet reale çdo logjistikë që ndihmon trupat mjekësore të menaxhojnë këtë krizë. Me alokimet që ka bërë qeveria duket se ka plotësuar kërkesat që ka bërë ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes që ka nën kujdestarinë e saj Emergjencat Civile ku përfshihen njerëzit e varfër dhe të prekur nga mbyllja e vendeve të punës, rënia e të ardhurave,  mbyllja e bizneseve.

Kolona e dytë-  Duhet solidaritet financiar për njerëzit e varfër dhe të prekur nga mbyllja e vendeve të punës, rënia e të ardhurave,  mbyllja e bizneseve, që të përballojnë jetesën e tyre.

E treta-  Qeveria e ka bazën ligjore për të ndërhyrë nëse shuma është e arsyeshme.. mund të marrë paratë nga shkurtimi i shpenzimeve tek ministritë e tjera, apo spostimi i disa investimeve për më vonë.

Shëndetësia është prioritet dhe duhet përballuar në cdo mënyrë qoftë duke rritur dhe deficitin buxhetor. Është arritur mirëkuptimi i institucioneve ndërkombëtare që vendet që do të preken  nga kjo krizë duhet të parashikojnë mekanizma të deficitit buxhetor, borxhit publik. për të mos krijuar asnjë pengesë financiare për tu gjendur në kohë kostove që ka shërbimi mjekësor.

Politika e punesimit  – Besoj se do të jetë dhe një bashkëpunim edhe me komunitetin e biznesit. Në politikat e punësimit

Qeveria shqiptare do të bënte mirë që në paketën prej 6.5 miliardë lekë të qartësonte cila do të ishte politika e mbështetjes dhe shkalla e mbështetjes. Vende të ndryshme e kanë bërë, sepse transparenca që bën qeveria eliminon që grupe të ndryshme sociale të trajtohen në mënyrë të ndryshme dhe tregon pjesën e solidaritetit.

Fondet që do të shkojnë nga rritja e deficitit dhe e vetë borxhit janë njësoj taksa që paguhen prapë nga njerëzit në një kohë të dytë. Pra do të falin pa mbledhur detyrime, dhe pastaj do të duhet të paguajmë ne ato që falëm në rritjen e borxhit dhe tatime.

Është e logjikshme që biznesi të kërkojë lehtësira në procedura në maksimum dhe që duhen plotësuar një nga një dhe të kërkojë rialokim të shlyerjes së detyrimeve.

Nuk është vetëm kriza mjekësore, kjo është vetëm zemra ku ndodhën të gjitha problemet e tjera, por kriza do të jetë sociale, do të ketë më shumë të varfër, të papunë, ekonomia do të rritet më pak,borxhi do të bëhet më i lartë. Duke parë në tërësi të tyre, mendoj se një koordinim i sinqertë me ta dhe i barabartë për të gjithë e bën biznesin pjesëmarrës në këtë sfidë që ka ekonomia shqiptare dhe ku dhe ata janë pjesëmarrës.

 Njerëzit duhet ta ndjejnë dorën e shtetit tani dhe për atë paguajnë taksa dhe shpresojnë gjithmonë që në momente krizash të kenë praninë e shtetit dhe të mos ndjehen të braktisur.

SHKARKO APP