Koronavirusi, MSH: Si paraqitet situata në Tiranë, kemi disa vatra infeksioni

Tirana ka disa vatra infeksioni. Kështu ka pohuar për ABC News Ministria e Shëndetësisë. Sipas MSH, këto vatra janë kryesisht familjare dhe nuk kemi transmetime komunitare.

Në fillim të epidemisë në vendin tonë, në dy javët e para, raportohet të ketë pasur grupime të lidhura me persona që kanë udhëtuar jashtë vendit. Por, tanimë, sipas autoriteteve të shëndetit, vatrat janë histori në lëvizje brenda familjes.

Nga ajo që është njoftuar deri më tani nga autoritet e shëndetit në vend, numri i të infektuarve në kryeqytet është 181.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar vetëm 6 raste të reja me koronavirus, prej të cilave katër ishin në Tiranë, një në Korçë dhe një në Elbasan.

SHKARKO APP