Koronavirusi në Shqipëri/ 1 humbje jete në 24 orët e fundit, 28 infektime të reja

1 person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 brenda 24 orëve të fundit në vend. Sipas njoftimit zyrtar, janë infektuar 28 qytetarë ndërsa janë shëruar 24 të tjerë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i Ministrisë:

442 testime, 28 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 24 të shëruar në 24 orët e fundit

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 442 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:

16 në Tiranë, 4 Vlorë, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Shijak.

Janë 385 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Lushnja 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,341 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (10 Prill 2022)

Raste të reja ditore 28

Të shëruar në 24 orë 24

Të shtruar në spitale 10

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 442

Testime totale 1,786,721

Raste pozitive 274,219

Raste të shëruara 270,341

Raste Aktive 385

Humbje jete 3,493

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 221

Fier 43

Vlorë 42

Elbasan 21

Korçë 17

Berat 14

Gjirokastër 8

Durrës 7

Shkodër 7

Lezhë 3

Kukës 2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?