Koronavirusi në Shqipëri/ Asnjë humbje jete dhe 47 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë infektuar 47 qytetarë nga 501 testime që kanë kryer. Për fatin e mirë nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërkohë që janë shëruar 36 persona.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 501 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 47 qytetarë, në këto bashki:

Swiss Digital Mobile Reklama

27 në Tiranë, 3 në Durrës, 2 në Lezhë, Mirditë, Delvinë, Sarandë, Gramsh, 1 në Shkodër, Kukës, Fier, Lushnje, Himarë, Gjirokastër, Elbasan.

Janë 516 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,862 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Prill 2022)

Raste të reja ditore           47

Të shëruar në 24 orë        34

Të shtruar në spitale        16

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                   501

 

Testime totale               1,780,345

Raste pozitive                   273,870

Raste të shëruara             269,862

Raste Aktive                            516

Humbje jete                           3,492

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             266

Vlorë               67

Fier                  53

Gjirokastër     32

Elbasan           22

Durrës              21

Berat                12

Shkodër           12

Kukës               11

Korçë               10

Lezhë                 8

Dibër                  4

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?