Koronavirusi në Shqipëri, deputetja Spahiu: Duhet ta konsiderojmë veten bartës, të ruajmë të moshuarit

Mobilizim e ndërgjegje më shumë se kurrë. Sot, kjo thirrje është njerëzore, e kupton dhe e mirëkupton cilido. Por, më shumë se kaq, e kanë perifrazuar edhe autoritetet shëndetësore që janë në nevojë. Ndihmë e mirëseardhur dhe që në këto kohë nuk mjafton, por vlen për të gjithë vullnetarët, profesionistët e studentët që i përkasin bluzave të bardha. Këtu nuk përjashtohen as njerëzit e politikës, që dje kanë pasur karrierë në shëndetësi.

Nisma ka nisur jo keq, me një përgjigje pozitive të dhënë fillimisht nga 5 depuetë: Edlira Bode, Arben Kamami, Ilir Pendavinji, Florenc Spaho dhe Klodiana Spahiu.

Në një lidhje me studion e “Ditari” në A2, Klodiana Spahiu deklaroi: “Solidaritetin që treguam gjatë kohës pas tërmetit, po e shohim dhe tani. Ne do të angazhohemi në çdo program që do të paraqitet nga Ministria e Shëndetësisë. Ne do të jemi të gatshëm që të japim ndihmën tonë kudo që të jetë nevoja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po komunikojmë me kolegët tanë në Amerikë apo Itali. Urojmë që trendi ynë të jetë shumë më i vogël dhe rastet të jenë sa më të pakta. Por, duhet të kuptojmë një gjë shumë të rëndësishme: duhet ta konsiderojmë veten si mbartës të virusit dhe të marrim masa kur hyjmë në shtëpi dhe të ruajmë të moshuarit”, shtoi Spahiu.

Swiss Digital Mobile Reklama
Deputetja Spahiu: Duhet ta konsiderojmë veten bartës, të ruajmë të moshuarit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?