Koronavirusi në Shqipëri/ Vetëm 6 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit për infektimet me Covid-19. Kanë rezultuar vetëm 6 raste pozitive, ndërkohë që lajmi i mirë është se nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Njoftimi:

20 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 309 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 10 qytetarë, në këto Bashki:

6 në Tiranë, 2 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Divjakë, Tepelenë.

Janë 194 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,354 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 20 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 10

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 309

Testime totale 2,006,019

Raste pozitive 332,142

Raste të shëruara 328,354

Raste Aktive 194

Humbje jete 3,594

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 147

Gjirokastër 14

Vlorë 8

Fier 7

Elbasan 6

Shkodër 3

Berat 3

Durrës 3

Korçë. 2

Lezhë. 3

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?