Koronavirusi/ Nga nesër Berati ‘bllokon’ qarkullimin e mjeteve

Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo bëri të ditur se nga dita e nesërme në orën 06:00 të mëngjesi do të ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe hyrjet e daljet e tyre në qytet. Ai tha se do të lëvizin vetëm mjetet e akredituara dhe të autorizuara nga policia e shtetit, ndërsa qytetarët që lëvizin pa asnjë arsye do të ndalohen.

‘Të dashur bashkëqytetarë, ju informoj se bazuar në udhëzimet e fundit edhe në Bashkinë Berat, vihet në zbatim ndalimi i qarkullimit/lëvizjes së automjeteve në akset rrugore kryesore – ndërqytetëse dhe ato rurale duke filluar nga ora 06:00 e ditës së nesërme, deri në një udhëzim të dytë.  Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi juaj, do e bëj më të lehtë këtë situatë. Një falenderim i veçantë për stafet mjekësore dhe policinë e shtetit për punën e realizuar gjatë këtyre ditëve të vështira. Strukturat e Bashkisë Berat do të vazhdojnë në qëndrojnë në gatishmëri për përballimin me sukses të kësaj situate të pazakontë’, shkruan Demo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?