KORONAVIRUSI/ “Ore si e keni hallin, çfarë doni nga mua më shumë..”: Rama, i acaruar në rrjetet sociale me kritikët

Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat theksoi se masat drastike janë shumë të domosdoshme për parandalimin  e koronavirusit. Më tej ai u ndal te komentet kritikuese për rritjen e masave, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të shohin se çfarë po ndodh me shtetet tjerë, pasi sipas tij nuk ka rrugë tjetër për të mbrojtur jetën.

"Cfare doni nga mua me shumë..”: Rama, i acaruar ne rrjetet sociale me kritiket

“Unë bëj rolin e babait, por si mendoni ju se më pëlqen dhe më gëzon mua të marr këto masa shtrënguese. Si mendoi, ju se më përlqen mua të mbyll shkolla, të mbyll biznese, në shtëpi.

Të rri t’ju tregoj ju deri sa më lodhen nervat mua që të qëndroni në shtëpi.

Sikur unë rri në shpellën e një thesari me florinj, unë ju tremb ju, në vend që t’ju jap shpresë sepse ju them papushim të ruheni të mbroni familjet nga kjo mortje. Nuk e shihni si u katandis edhe ushtria amerikane.

Nuk e kuptoni ju që në këtë luftë botërore as Amerika s’ka rrugë tjetër veçse të futemi brenda. Ç’a kërkoni, t’ju tregoj përralla? Apo ta shkrij arkën e kësaj shtëpie sot dhe nesër të shoh si do përfundojmë në një gropë më të zezë se viti ’97.  E vërteta duket gjithmonë arrogante.

Pse nuk doni ta besoni se po bëjmë maksimumin brenda mundësive tona, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë akoma.

Ankoheni dhe shani pa pikën e vetëpërmbajtjes për pensionistët që nuk dinë të aplikojnë online. Pensionistët nuk aplikojnë dot dhe nuk do të dalin farë nga shtëpia. Për ato që janë të vetmuar kam thënë që do të shkojmë derë më derë. Pse nuk doni ta kuptoni këtë.

Do të përpiqem me të gjithë fuqitë që të dalim fitimtar nga kjo luftë. Kur ra tërmeti e patë që ju dola për zot, dhe nuk e lashë zotin të bëjë asnjë nga detyrat që më takojnë mua. Edhe në këtë rast nuk do të lëmë asnjë në baltë. Janë 123 mijë familje që do të ndihmohen. Do të jenë  20milion euro plus për pensionistët”, tha Rama/abcnews.al

Shpërndarja e koronavirusit në Ballkan

 

SHKARKO APP