Koronavirusi prek edhe Bashkinë e Tiranës, infektohen 2 punonjëse
Vendi ynë po përballet me një situatë të vështirë nga koronavirusi. Këtë e dëshmojnë shifrat e larta të raportuara nga institucionet në ditët e fundit, ku edhe apeli drejtuar qytetarëve ka qenë më i fortë se kurrë.
Një shqetësim i ngritur nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë është fakti se numri më i madh i të infektuarve është në zyra dhe institucione të ndryshme.
Mësohet se 2 persona të infektuar me Covid janë edhe në institucionin e Bashkisë së Tiranës. Burime bëjnë me dije se 2 punonjës të urbanistikës kanë rezultuar pozitiv pas testimit dhe janë izoluar.
Numri i të prekurve në këtë bashki mund të jetë edhe më i lartë, pasi janë duke kryer testimet të tjera nga ana e institucioneve shëndetësore.
Nisur nga kjo punonjësit e bashkisë janë urdhëruar të punojnë me orar të reduktuar ose të qëndrojnë në shtëpi.