Koronavirusi ‘shtrëngon’ rregullat dhe në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit, ndalohen takimet e të burgosurve me familjarët

Në kuadër të masave drastike të marra në të gjithë vendin e institucionet publike kundër përhapjes së koronavirusit, edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit nuk do të lejohen takimet e familjarëve me të burgosurit. Vendimi për këtë është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Ndërkohë mësohet se ashtu si në institucionet e tjera edhe në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Burrel është bërë dezinfektimi i të gjitha ambienteve, ndërsa personeli është pajisur me masat mbrojtëse të nevojshme si maska, doreza e dezinfektant duarsh.

Pezullimi i takimeve të familjarëve me të burgosurit është bërë pa afate, deri në një urdhër të dytë që do të lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?