Koronavirusi u ka marrë jetën mbi 150 mijë personave të prekur në të gjithë botën
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në të gjithë botën ka kaluar në mbi 150 mijë. Gjithsej janë 150.603 viktima të regjistruara deri tani. Sipas “Worldometer”, të infektuarit arrijnë në 2.118.713.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 35.481 viktima, ndërsa pas saj renditen Italia me 22.475 viktima, Spanja me 19.478, Franca me 17.920, Britania me 14.576, Belgjika me 5163, Irani me 4958 dhe Gjermania me 4193 të vdekur nga Covid-19.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 4.632 të vdekur. Mbi 1200 viktima janë shtuar vetëm ditën e sotme, që i përkasin të gjitha Wuhanit, duke shpjeguar se ishin viktima të regjistruara me vonesë.