Koronavirusi vazhdon të vrasë njerëz, shënohen afër 34 mijë viktima në të gjithë botën

Koronavirusi vazhdon që të vrasë njerëz anembanë globit, duke shtuar numrin e viktimave, për shkak të virusit vdekjeprurës.

Virusi, deri në këto momente, ka shkaktuar 33 983 viktima në të gjithë botën.

Gjithsej numërohen në rruzullin tokësor 722 664 persona të infektuar me virus. Ndërsa, janë shëruar deri më tashmë 151 793 vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të të prekurve në botë me koronavirus me 142 224 persona, pasuar nga Italia (97 689), Kina (81 470), Spanja (80 110), Gjermania (62 435), Franca (40 174).

Swiss Digital Mobile Reklama

Numrin më të lartë të vdekjeve e ka Italia me 10 779 viktima, pasuar nga Spanja me 6803, Kina (3304), Franca, Irani e SHBA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?