Koronavirusi, Veliaj: PD të mos e përdorë këtë situatë për një lavdi patetike

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka bërë apel PD që të mos përdorë këtë situatë për përfitime politike.

Duke folur në News 24, kryebashkiaku Veliaj theksoi se nuk ka asnjë koment në lidhje me deklaratat e PD drejtuesit e së cilës flasin për oligarkë por rrinë të shtëpia e oligarkëve.

“Nëse PD do të përdorë çdo krizë për një lavdi patetike që nuk i shkon këtij momenti, është e lirshme ta bëjë. Por për dikë që shan oligarkët dhe rri te shpia e oligarkëve. Për dikë që shan autostradat dhe bën biznes te ndërtesat e atyre që kanë autostradat. Për dikë që bllokon rrugën kur ne mnd ta kishim mbaruar Astirin… Nuk kam asnjë koment”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?