Korriku, muaji më i nxehtë në Tokë, që nga 1880

Muaji korrik ishte më i nxehtë i matur në Tokë, që kur filluan regjistrimet më 1880, thanë shkencëtarët.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së, tha të enjten se korriku ishte 0.95 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja e muajve gjatë shekullit të 20-të.

Korriku është përgjithësisht muaji më i ngrohtë i kalendarit, por meteorologët thonë se temperaturat e këtij viti, vendosën edhe një rekord të ri për 140 vitet e kaluara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultatet ishin pritur, pasi disa vende evropiane përfshirë Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë raportuan se korriku përmbysi rekordet e mëparshme kombëtare të temperaturave.
Temperaturat e larta janë shoqëruar edhe ekstreme tjera klimatike. Ngrohja e oqeaneve ka çuar në një shkrirje të hershme të akullit të detit në ngushticën e Beringut midis Rusisë dhe Alaskës, tha Rick Thoman, një specialist i klimës në Universitetin Alaska Fairbanks.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qershori i këtij viti, kishte vendosur tashmë një rekord marramendës të nxehtësisë, krahasuar me 140 viteve të kaluara. REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?