Korrupsion në Universitet. Arrestohet dekani, disa pedagogë dhe sekserët

Ndonëse kërkohen ”Peshq të mëdhenj” në politikë, në Universitete ata bëjnë kërdinë. Skandali në Universitetin e Elbasanit, nuk ka të sosur. 7 pedagogë dhe studentë të unversitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan u arrestuan këtë mëngjes gjatë operacionit “Dekani” nën dyshimet për korrupsion. Operacioni “Dekani” u finalizua nga Strukturat e DVP.Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, i cili kishte nisur prej disa muajsh.

Të arrestuarit janë:

Albert Riska, 55-vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.
Elvira Lumi, 54-vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.
Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.
Petrit Kodra, 53-vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.
Admirim Kala, 31-vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.
Adem Ngjela, 51-vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.
Marius Calja, 21-vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkeljet

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr.315, datë 08.05.2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të parashikuara nga neni 245/1/2 dhe 259, i Kodit Penal, “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.

Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.

Vazhdojnë hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?