Korrupsioni me tenderat, nën hetim tre zyrtarë

Tre zyrtarë të bashkisë së Dibrës janë në hetim, pasi akuzohen për dhënien e një tenderi për transportin e nxënësve e mësuesve, në kundërshtim me ligjin.

Ata janë: L.C. 32 vjeç, me detyrë Shef Finance në Bashkinë Dibër; K.R. 25 vjeçe, me detyrë Specialiste në bashki dhe K.S. 27 vjeç, po me detyrë Specialist.

“Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi këta shtetas, duke qenë të ngarkuar me funksionin publik të anëtarit në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave Bashkia Dibër, për procedurën e tenderit me objekt ‘Shërbim transport nxënës dhe mësues në NJ.A. të Bashkisë Dibër për vitin 2017’, kanë përzgjedhur subjektin fitues të këtij tenderi në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 9643 datë 20.11.2006 ‘Për Prokurimin Publik’ i ndryshuar dhe VKM Nr. 914 datë 29.12.2014 ‘Rregullat e Prokurimit Publik’ të ndryshuar. Veprime të cilat kanë favorizuar subjektin fitues, me administrator shtetasin A.C., me qëllim përfitimi të padrejtë nga ana e subjektit, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit”, njoftoi Policia e Dibrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal në ngarkim të shefit të financës dhe dy specialistëve, shtuan të njëjtat burime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?