Korrupsioni, Ministri Dervishaj shkarkon dhe kërkon ndjekje penale për punonjësit e kolaudimit

Pas publikimit të investigimit të emisionit “Fiks Fare”, ku punonjës të kompanisë SGS që merret me kolaudimin e mjeteve, merrnin para nga qytetarët, ministri i Transportit, Sokol Dervishaj ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të punonjësve të SGS në Durrës dhe Lushnje.

Ministri, përveç shkarkimit i kërkoi kompanisë SGS t’i kallëzojë penalisht punonjësit e përfshirë në video. Mbrëmjen e kaluar, “Fiks Fare” investigoi se si kalohet kontrolli teknik i automjeteve edhe nëse ka defekte.

Kamera e “Fiks Fare” dokumentoi me zë, ku disa punonjës marrin para për të kaluar një makinë në kolaudim. Mbrëmjen e së hënës, emisioni transmetoi investigimin në Qendrat Rajonale të Kolaudimit në Durrës dhe Lushnje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?