Korrupsioni në vend, BE mbështet një tjetër nismë lufte
Kjo mënyrë simbolike e shkatërrimit të parave, e pozicionuar në Pedonalen e kryeqytetit tregon se si korrupsioni gërryen ekonominë e vendit dhe nuk lejon fondet që të shkojnë për të mirën publike.
Kështu zgjodhi të sensibilizojë institucionet dhe qytetarët Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit, e mbështetur nga Bashkimi Europian, në kuadër të projektit “Ndërprerja e Heshtjes”, e cila ka për qëllim të përmirësojë politikat dhe kulturën e sinjalizimit në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi.
Në Shqipëri, korrupsioni mbetet ende një shqetësim për të cilin ka ende punë për të bërë. Raporte ndërkombëtare nga institute të pavarura, institucione të Bashkimit Europian apo Departamenti Amerikan i Shtetit vijojnë të kërkojnë nga autoritet në vend më shumë punë për parandalimin dhe çrrënjosjen e tij.