Kosova aplikon për në Këshillin e Europës, Basha: Më pas anëtarësimi në NATO

Lulzim Basha nga salla e Kuvendit, përshëndeti aplikimin e Kosovës për në Këshillin e Europës dhe tha se hapi i radhës duhet të jetë nisja e procedurave për futjen e vendit në NATO.

“Ta konsiderojmë këtë ditë si pjesë të përpjekjes kombëtare për përfshirjen e Kosovës në gjithë zinxhirin e organizatave që përfaqësojnë identitetin tonë kombëtar e vlerave perëndimore. E në veçanti në shtytjen përpara të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe përgatitjen e procesit e dialogut politik për anëtarësimin e Kosovës në NATO”.

SHKARKO APP