Kosova dhe Shqipëria, vendet më të populluara në rajon

Për sipërfaqen tokësore që ka Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet me densitetin më të lartë të banorëve në rajon, kjo sipas hartës interaktive që ka publikuar Telegraph.

Në Shqipëri densiteti i popullsisë është 111.2 banorë për km2, ndërsa në Kosovë është 161.1 banorë për km2.

Të dhënat për hartimin e hartës interaktive janë marrë nga Divizioni i Popullsisë i Kombeve të Bashkuara dhe konsiston në numrin e banorëve në raporti me sipërfaqen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas Kosovës dhe Shqipërisë renditet Serbia me 106.65 banorë për km2, ndërsa Maqedonia me 82 banorë për km2 dhe Bosnja me 74 banorë për km2.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendin e fundit në këtë hartë e zë Mali i Zi me një shifër modeste pre 45 banorësh për km2.

Vendet më të populluara në botë
Ato që mbajnë densitetin më të lartë janë vendet aziatike: Indi, Pakistan, Kina dhe Japonia. Gjithashtu në Europën Përendimore kemi vendet si Belgjika me 366 banorë për km2, Holanda me 405 dhe Anglia, Gjermani, Zvicra dhe Italia me dendësi mbi 200 banorë/km2.

Vendet me densitetitn më të ulët të popullsisë
Këtu është e kuptueshme që futen vendet të cilat kanë kushte të vështira ose të papërballueshme për jetesën e njeriut, si për shembull shkretëtira e Saharasë apo Antarktida.
Vendin e parë këtu e mban Groenlanda me 0.0 njerëz/km2, pasi edhe pse është ishulli më i madh në botë me sipërfaqe prej 228.3 milje në katro, sërish ka një popullsi vetëm prej 56 mijë banorësh.
Shteti i Islandës me një popullsi prej 330 mijë banorësh ka një densitet prej 3.3 banorë për km2.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?