Kosova do t’u njohë dokumentet e Beogradit serbëve në veri, Rama: Shkatërrimi i strukturave paralele është punë e vështirë

Kosova do tu ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë letërnjoftimet e individëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente kosovare.

Kyeministri Edi Rama përshëndet koordinimin mes Prishtinës dhe Brukselit për Ligjin për të Huajt. Përmes një postimi në platformën X, Rama theksoi se procesi i shpërbërjes së strukturave paralele në veri të Kosovës është një sfidë e vështirë, por e domosdoshme për forcimin e rendit dhe sundimit të ligjit në vend.

”Ne mirëpresim koordinimin midis Kosovës dhe BE-së mbi Ligjin për të Huajt. Shkatërrimi i strukturave paralele është punë e vështirë. Bashkimi Evropian duhet të tregojë të njëjtin guxim, të heqë masat ndëshkuese dhe të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e Evropës vetë”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi erdhi pasi një pjesë e tyre nuk janë pajisur me letrat e kosovës sipas përcaktimit në ligjin për të huaj dhe atë për automjetet, që nisin zbatimin të dielën e 15 marsit. Albin Kurti e njoftoi vendimin pas një takimi këtë të shtunë në Prishtinë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligjet do të hyjnë plotësisht në fuqi të dielën dhe kërkojnë që të gjithë ata që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të qarkullojnë në Kosovë më shumë se tre muaj pa autorizim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?