“Kosova është Shqipëri”, sulmohet faqja e Gjykatës së Apelit

Faqja online e Gjykatës së Apelit është sulmuar nga disa hakera me emrin “CyberHack Al”. Në mesazhin e tyre ata shprehen se Kosova është Shqipëri dhe kundërshtojnë Greqinë, Malin e Zi dhe të gjitha qeveritë anti-shqiptare.

“Kosova është Shqipëri, Shqipëria është Iliri dhe në jemi luftëtarët e botës”, janë këto disa nga fjalët e hakuesve. Ndërsa faqja e Gjykatës së Apelit prej disa minutash është jashtë funksionit duke mos i lejuar asnjë përdoruesi të marrë informacionet që kërkon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?