Kosova: Lul Basha të japë llogari për premtimet e pambajtura

 

Lulzim Basha le të japë vetë llogari për premtimet e pambajtura, ndërsa unë do t'i rregulloj problemet.

Kkshtu iu është drejtuar Halim Kosova, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, të rinjve në takimin e organizuar në sheshin "Nënë Tereza" ku gjithashtu ishte i pranishëm edhe kreu demokrat Lulzim Basha.

Ky i fundit shfaqet për herë të parë në krah të Kosovës që nga momenti kur është zyrtarizuar si kandidat për Bashkinë e Tiranës.

"Unë kam një kënaqësi të vecante që jam me ju, jeni një ndër brezat që ju kam shërbyer në ditët e para të jetës, duke dëgjuar të qarat e parë si një përshëndetje.  Konfliktet politike nuk sjellin bereqet. Ti themi mjaft mjaftit dhe pro besimit qytetar, fjala mjaft nuk duhet të ekzistojë.

Nuk më vjen të bëj humor kur qytetarët vuajnë mjerimin. nuk është koha për të qeshur, mjerë ajo qeveri që nuk i kthen sytë nga rinia.

Jemi këtu me Bashën, të japë llogari se cfarë nuk ka bërë dhe unë do i rregulloj. Unë në pozitën e një menaxheri të qytetit do të jem më pranë jush duke përdorur praktikat që kam përdorur në shëndetësi. Unë do i shtrij dorën në mënyrë që të gjithë shërbimet e bashkisë të vijnë tek ju", theksoi kandidati Halim Kosova.

SHKARKO APP