Kosova në Këshillin e Europës, Parlamenti i Shqipërisë mbështet njëzëri kërkesën
Kërkesa e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Europës u mbështet nga të dyja kampet e politikës shqiptare, por pa harruar konfliktin që karakterizon palët.
“Është gjë e duhur në momentin e duhur. Agjenda e integrimeve euroatlantike të Kosovës e ka mbështetjen e fortë, të pa kursyer të Shqipërisë. Na duhet i gjithë lobingu, mos të na ndodhi siç na ndodhi kur ishte Saliu në pushtet që kaloi një raport i Dick Martit pa e ditur fare dhe delegacioni shqiptar për turp vajti votoi atje”, tha Taulant Balla i PS-së.
Kurse Sali Berisha reagoi duke akuzuar qeverinë shqiptare se ka ndikuar negativisht në procesin e liberalizimit të vizave në Kosovë, por bëri një paralelizëm të domethënies të vendimit të qeverisë kosovare.
“Domethënia e madhe është, Rusia agreson dhe natyrisht jo mike, por armike e shqiptarëve të pezullohet nga KiE, një shtet tjetër i lirë Kosova shkon drejt anëtarësimit në KiE”.