Kosova në rrugën drejt Këshillit të Europës, deputetët gjermanë: E mbështesim
Kërkesa e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Europës ka gjetur mbështetje edhe nga Gjermania. Frank Schwabe dhe Adis Ahmetoviç, deputetë të grupit parlamentar gjerman në Bundestag janë shprehur pro për anëtarësimit. Frank Schwabe, SPD është kryetar i grupit parlamentar të Gjermanisë në Këshillin e Europës.
“Ne mirëpresim dhe mbështesim aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kosova, si i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, është pjesë integrale e Evropës dhe e familjes evropiane. Kjo duhet theksuar shprehimisht, veçanërisht duke pasur parasysh luftën në Ukrainë”, kanë shkruar dy deputetët.
Schwabe është kryetar i delegacionit parlamentar të Gjermanisë në Këshillin e Evropës, ndërsa Ahmetoviç raportues kryesor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Punëve të Jashtme për grupin parlamentar të socialdemokratëve në Parlamentin Gjerman.