Kosova: Nëse do vinim mbi tavolinë paratë që janë nën të, do ishim shembull për përballimin e COVID-19
Doktori Halim Kosova propozon ngritjen e një reparti të caktuar në një nga maternitetet në Tiranë që do të presë gratë shtatzëna që mund të kenë simptomat e koronavirusit COVID-19. I ftuar në studion e e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma Kosova propozon dhe rishikimin e listës së rimbursimeve si një vend ku mund të nxirret një thesar për të përballuar shpenzimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Halim Kosova: “Unë do mendoja se sic mbrohen mjekët e infektivit duhet të ketë dhe një repart i caktuar që do të presë gratë shtatzëna të cilat paraqesin probleme pulmonare, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje, të gjitha shenjat klinike të coronavirusit. Është urgjente të caktohet një vend tek cilido maternitet një repart i izoluar me personel të veshur me masa mbrojtëse ku të priten paciente të cilat kanë të verifikuar koronavirusin. Dhe shërbimi ti bëhet maksimalisht pa rrezikuar stafin dhe pacientet e tjera sepse prekja e një personi në staf ia jep dhe shumë të tjerëve.”
Kosova thote se nese do te kishte nje mobilizim te mire te te ardhurave atëherë Shqipëria do ishte shembull.
“Rishikimi i listës së rimbursimeve të ilaceve mund të jetë ndër të tjera një thesar për ti përdorur këto lekë në drejtim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Nëse mobilizohemi mirë dhe lekët nën tavolinë apo ku janë i vëmë mbi tavolinë të jeni të sigurtë që mund të bëhemi shembull si ndonjë provincë e vecantë në Itali e cila nuk ka asnjë të sëmurë dhe i ka verifikuar qytetarët edhe nga dy herë.
Ne Amerike eshte zbuluar mundesia të bësh depistimin brenda 2 orësh, qoftë të moshave me rrisk, apo grave shtatzëna, apo mjekëve, ca na kushton të shtryllim fondet ku janë dhe të mbledhim lekët e caktuara për të analizuar këtë gjë.
Kosova ka deshirë ta mbyllë intervistën me një mesazh tepër domethënës: “Mjekësia efikase nuk është e shtrenjtë. Me shumë pak lekë mund të bësh çudira. Mjekësia në një terren korrupsioni është sikur të hedhësh rërën në ujë, asnjëherë nuk ngjisin dhe asnjëherë nuk mjafton. Prandaj përdorimi me efikasitet do të jetë çelësi i suksesit.”