Kosovarët nuk pyesin për Covid-19. Radhë e gjatë makinash në Morinë

Edhe pse në të dy vendet, situata me Covid-19 nuk është aspak e qetë, kjo nuk e ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri. Kolona të gjata mjetesh janë krijuar mengjesin e kësaj të hene ne pikën e kalimit kufitar të Morinës.

Kolona janë krijuar në të gjitha korsitë e hyrjeve për në Shqipëri. Fluksi i automjeteve dhe qytetarëve të Kosovës për pushime në bregdetin shqiptar është më i madh krahasuar me fundjavën që lame pas.

Rreth 80 mijë persona me 19 mijë automjete kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, javën e parë të gushtit vetëm përmes pikës kufitare të Morinit në Kukës, ndërkohë që në korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse fundjava e parë e muajit gusht shënoi një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve Kosovarë me destinacion bregdetin shqiptar me rreth 50 mijë pushues kosovarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?