Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosovë: Qytetarët të shmangin pikat kufitare me Serbinë

Aktualitet E enjte, 5 Shtator 2024 11:44
Kosovë: Qytetarët të shmangin pikat kufitare me Serbinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Këshilli Organizativ për Bllokada” në Serbi planifikon bllokim të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Kosovën më 6 Shtator. Arsyeja e protestës: mbyllja e institucioneve paralele serbe në veri.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës u bëri thirrje shtetasve të Kosovës dhe qytetarëve që jetojnë jashtë t’i shmangin pikëkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë udhëtimeve të tyre tranzit. Kjo thirrje nga MPJD, u bë të mërkurën vonë pas paralajmërimeve nga “Këshilli Organizativ për Bllokada” në Serbi, që bëri të ditur se më 6 Shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Kosovën.

Mund t'ju interesojë

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 4 orësh
Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Para 4 orësh
Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Para 4 orësh

“MPJD  u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital

Paralajmërohen veprime radikale

Një ditë më parë edhe në protestën e ish-punonjësve të institucioneve paralele serbe në komunat në veri të Kosovës, serbët protestues paralajmëruan veprime radikale deri në bllokim të kufijve. Qeveria e Kosovës në fund të javës së shkuar mbylli pesë institucione paralele serbe në Kosovë, nën dyshimet se lëshonin dokumente të falsifikuara. Ajo mbylli institucionin paralele serb të komunës se Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, komunën paralele të Mitrovicës së Veriut, të Zveçanit,  Zubin-Potokut dhe të Leposaviqit. Në disa nga këto objekte, autoritetet e Kosovës vendosën pllaka që tregojnë se tani ato do të përdoren si zyra për disa nga ministritë e Kosovës dhe departamentet e tyre.

Ka pasur disa hapa të tjerë para mbylljes së institucioneve paralele nga qeveria e Kosovës: ndalimi i dinarit serb për pagesa, mbyllja e degëve të Postës së Serbisë. Policia e Kosovës konfirmoi se të mërkurën u ka dërguar fletëthirrjet për paraqitje në Prokurori pesë personave që dyshohet se kanë qenë udhëheqës të institucioneve paralele dhe dyshohen për falsifikim të dokumenteve.

Serbia: Dëshmi e përndjekjes brutale politike

Kreu i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha se “fletëthirrjet u janë drejtuar udhëheqësve të Listës Serbe” dhe sipas tij, ato “janë dëshmi e përndjekjes brutale politike që do të ketë pasoja të gjera”. “Udhëheqësit e institucioneve serbe nuk kanë falsifikuar asgjë dhe kanë bërë gjithçka ekskluzivisht në përputhje me ligjin, duke ofruar shërbime edhe për serbët edhe për shqiptarët. Nëse kryeministri Albin Kurti do të kishte formuar Asociacionin e Komunave serbe, sot nuk do të ishim në këtë gjendje”, shkroi në profilin e tij Petkoviq.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nga ana e tij, tha se “dy nga institucionet më të rëndësishme të Serbisë në Kosovë, shëndetësia dhe arsimi janë duke funksionuar”, ndërsa shtoi se siç thotë “nuk e vë në dyshim se autoritetet në Prishtinë do të provojnë t’i rrënojnë të gjitha”. Presidenti serb tha se është i gatshëm që të vizitojë Mitrovicën e Veriut nëse një gjë të tillë i lejohet nga forcat ndërkombëtare dhe autoritetet në Kosovë.

Kritika nga BE dhe SHBA

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë nga qeveria e Kosovës u kritikua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Hapat e qeverisë së Kosovës cilësohen të pakoordinuara me autoritetet ndërkombëtare dhe rrezikojnë rritjen e tensioneve. BE e SHBA kërkojnë nga  Kosova që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri të Kosovës të trajtohen në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Qëndrimi i qeverisë së Kosovës është i ndryshëm. Ajo thotë, se vetëm po përpiqet të vendosë rendin dhe ligjin në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke e pamundësuar funksionimin e institucioneve paralele të Serbisë. Forca të shtuara të misionit paqeruajtës KFOR, u panë edhe të mërkurën mbi urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. KFOR-i tha se prania e shtuar e këtyre trupave është “një trajnim periodik në vazhdim, për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 3 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 4 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 4 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 4 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 6 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 4 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 9 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 5 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 4 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 4 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 3 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.