Kostandin Xhuvani nuk paraqitet në seancë, shtyhet gjyqi
Gjyqi ndaj Kostandin Xhuvanit, që pritej të zhvillohej paraditen e sotme në Gjykatën e Tiranës, është shtyrë. Kjo pasi as avokati i tij mbrojtës Ardian Leka, as vetë i pandehuri, nuk janë paraqitur në seancë. Kostandin Xhuvani akuzohet për vrasjen e katër personave në lokalin “Ante Grand” në Tiranë në 4 nëntor. Viktimat e masakrës ishin: Edison Jaho, Enea Xhaj, Arbër Demiraj dhe një shtetas italian, Giampaolo Azzolo. Me akuzat e ngritura ndaj tij, Xhuvani rrezikon minimumi 20 vjet dënim deri në burgim të përjetshëm.
KOHA JONË SONDAZH

