Kostot e kurimit të Covid-19 në shtëpi, nga antibiotikët tek vitaminat
Ilaçet që trajtojnë koronavirusin kanë kosto të larta dhe çdokush që paraqitet në farmaci me një recetë nga mjeku, duhet të jetë i gatshëm për të përballuar një çmim jo të vogël.
Në farmacitë e Tiranës medikamentet që po qarkullojnë më tepër janë ato kundër Covid 19. Por sa kushtojnë ato?
Kostot e këtyre barnave variojnë nga shkalla e sëmundjes dhe rekomandimi i mjekut, por gjithsesi çdo pacient që kurohet në kushte shtëpie duhet t’i blejë ato.
Në kohën kur numrat e të infektuarve vijojnë të jenë të larta edhe çmimi i luftës ndaj koronavirusit është po ashtu i lartë dhe fjala e specialistëve më këto raste ka më tepër peshë se kurrë.