Kostot e ”Unazës së Re”, Gjylameti: Të justifikuara

Deputetja, njëkohësisht kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti, ka folur për shpenzimet që kapin zgjerimin e ”Unazës së Re”, të cilësuara nga opozita si tepër të larta. “Transparenca e bërë për projektin është mjaftë e qartë. Të gjithë mund kontrollojnë për të, mjaftojnë të hyjnë tek faqja e ARRSH”, u shpreh Gjylameti përballë gazetarit Denis Dyrnjaja.

Më tej ajo bën krahasimin me dy projektet madhore të zhvilluar në kohën kur vendi qeverisej nga Partia Demokratike.

”Shikoni se çfarë ka ndodhur me Rrugën e Kombit, apo Tiranë-Elbasan. Punimet kanë nisur me kosto të ulët por ende nuk janë mbyllur dhe janë rritur disa herë kostot”, tha ajo duke shtuar se punimet do të jenë cilësore dhe nuk do të ndërhyhet më.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?