Kostumi i Lunxhit, i kohëve antike!

Nga Antoneta Dhima/

Kostumi i Lunxhit, i kohëve antike!

Një nga vlerat më të rralla të etnografisë shqiptare, që ka arritur të mbërrijë deri në ditët tona në pamjen e saj më origjinale, është pa dyshim kostumi i vajzave dhe nuseve të Lunxhërisë. Banorët e zonës e quajnë këtë veshje të rrallë “lunxhe”. Te kostumi tradicional lunxhiot në pjesët e përparme, në kësulën që vendoset në kokë më xhufka dhe pesë rrathë floriri, në gjerdanin me tri radhë floriri që vendoset në pjesën e gjoksit, në çengelet që vendosen në formë brezi përreth belit, në mëngoret dhe pjesët e tjera, të qëndisurat me ngjyra e motive të ndryshme, rrëfejnë gjurmët e një arti të mahnitshëm. Këta costume qepeshin tek ustallarë të gjilpërës në Gjirokastër dhe në Stamboll. Veshja tradicionale e vajzave dhe nuseve të krahinës së Lunxhërisë është nga më të larmishmet në formë, në ngjyrë, në teknikat e qepjes dhe qëndisjes dhe sidomos në mënyrën e veshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kostumi i rrallë “lunxhe”, është produkt dhe shprehje e urtësisë, fisnikërisë dhe mençurisë lunxhiote në breza.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë kostum janë gjetur dokumente dhe është thënë se është përdorur që në kohët antike. Medohet se edhe Antigona, gruaja e parë e Mbretit të Epirit, Pirros, kur është martuar ka veshur një kostum të tillë. Domosdo kostumi ka qenë një gjë e rrallë, që Mbreti Pirro i dhuroi gruas, ashtu siç ishte i rrallë edhe fakti që ai i vuri qytetit në zemër të Lunxhërisë, emrin e gruas së vetë, Antigonea.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?